×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse keni bërë plane, kështu do të jetë moti ditët në vazhdim

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 13:23

    Rrymimet e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon, gjatë kësaj jave edhe do të sjellin kushte të një moti tipik dimëror.

    Do të mbajë mot i ftohtë, me vransira, e kohëpaskohe priten edhe reshje bore, kryesisht ditën e hënë dhe të martë. Reshjet e borës më shumë priten nga rrafshi i Kosovës, derisa nga Dukagjini do të ketë edhe intervale me diell. Më shumë kushte për borë paraqiten në vise malore.

    Nga dita e premte sërish priten reshje bore, e orëve të pasdites edhe të përziera me shi. Fundjava mbetet e ftohtë dhe me borë.

    Kushtet e motit, me qarkullim të mirë ajror ditën e hënë dhe të martë, edhe mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare. Vetëm në periudha më të zgjatura të qetësisë, sidomos ditën e mërkurë, ndotësit do të jenë më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

    13.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore.

    14.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.

    15.12 – Kryesisht me vransira e ftohtë. Nuk përjashtohen mundësi për reshje lokale bore.

    16.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje mund të priten reshje të dobëta bore, e në vise më të ulëta edhe shiu

    17.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Priten edhe reshje bore, që ditën edhe mund të përzien me shi. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.

    Temperaturat do të jenë më të ulëta nga vlerat mesatare me minimale që zbresin në -1C e -3C, e maksimalet parashihet të jenë në vlera pozitive 1C deri në 3C.

    Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior 3-9m/s, të martën edhe mesatarisht të fuqishme deri në 12m/s.

    Shtypja atmosferike me rritje lartë mbi vlera normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!