Zyrtari i lartë i NISMA-s Socialdemokrate, Skender Reçica, ka thënë se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti.
Ai u shpreh se vullneti i anëtarësisë së partisë është që të shkohet vetëm në këto zgjedhje, por që la të hapur mundësinë që ditëve apo javëve në vazhdim të vendoset për një gjë të tillë.
I pyetur se nëse PDK ia ofron postin e kryeministrit Fatmir Limajt, a mund të ketë koalicion parazgjedhor mes PDK-së dhe NISMA-s, Reçica është shprehur se asgjë nuk ka konkrete dhe se për këtë do të vendosin organet e partisë.
Ai ka thënë në një intervistë për gazetën blic se Nisma ka dhënë shembuj të mirë në të kaluerën që në momentin kur kanë partneritet me ndonjë parti politike, atëherë ata i shkojnë deri në fund këtij partneriteti.
“Mendoj që ka ardhur koha që Nisma të krijojë një partneritet të ri në Kosovë. Kur ne vendosim partneritet me ndonjë subjekt të ri politik, ne i shkojmë deri në fund. Nëse bëhet ndonjë ofertë e tillë ne do të shohim e do të vendosim, por po e ripsëriti atë që e thash deri më tani ska asnjë vendim dhe mendoj që do të shkojmë vetëm në zgjedhje”, ka thënë Reçica.