Pyotr Iskenderov, hulumtues i Institutit të Akademisë Ruse të Shkencave për Studime Sllave në Moskë ka deklaruar se nëse ushtria serbe provon ta kalojë kufirin e Kosovës, ata do të ballafaqohen me intervenimin e menjëhershëm nga NATO’ja dhe SHBA’të.
Ai ka përmendur se në Ferizaj ndodhet një nga bazat më të mëdha të SHBA’së në Europë.
“Askush nga palët e involvuara në zgjidhjen e e çështjes së Kosovës nuk duan që konflikti të eskalojë. Në mënyrë që të ndalet rritja e tensioneve, Rusia, SHBA dhe BE duhet të gjejnë një formulë specifike që do t’i mundësojë Beogradit që të ketë raporte me Prishtinën pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Për shembull Serbia mund të përmbahet nga njohja e plotë, duke e dhënë lejen që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat tjera ndërkombëtare” ka thënë ai.
Qëndrimet e analistit rus në gazetën “Izvestia vijnë pas qëndrimeve të palës serbe rreth aksionit në Veri, të cilët thanë se nëse bashkësia ndërkombëtare dështon të krijojë siguri, atëherë Serbia është e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.