×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Nëse VV-ja s’pajtohet me kushtet tona, LDK-ja heq dorë nga përgjegjësia institucionale

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 12:44

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se ndarjen e ministrive e kanë mbyllur me Vetëvendosjen dhe nuk kanë arsye të kthehen më.


    “S’kemi asnjë arsye të kthemi pas të bëjmë pazare, por duhet të vazhdojmë të gjejmë një zgjidhje për presidentin”, deklaroi Mustafa, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë, partia e tij heq dorë nga përgjegjësia institucionale.

    Mustafa ka pohuar më tej se janë dakorduar në kryesi, që edhe pa marrëveshje të i votojnë nominimet e VV-së për kryetar të Kuvendit.

    “Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë atëherë unë po deklaroj sot se LDK është e gatshme që të heq dorë  nga përgjegjësia institucionale dhe të gjitha pozitat duke ia lënë këto LVV. Pra LDK shpreh gatishmërinë që të votojë me çdo kusht 28 deputetë, shprehim gatishmërinë që të votojmë kryetarin e kuvendit, pa LDK-në, nëse ata nuk janë të gatshëm, ne jemi shumë të interesuar që çështja e qeverisë dhe çështja e institucioneve të zgjidhet”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!