×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër bëhen bashkë Thaçi, Kurti dhe Osmani

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 15:53

    Qeveria e Kosovës e ka publikuar programin për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Kryeministri Albin Kurti në krye të grupit që do të merrej me organizimin e ka emëruar ditë më parë zëvendëskryeministrin e dytë, Haki Abazin.


    Sipas njoftimit të kryeministrisë, me datë 5 mars, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, në të gjitha komunat e Kosovës.

    Në ora 09:00 do të mbahet seancë Solemne në Kuvend të Kosovës, ku të pranishmëve do të ju drejtohet kryeministri Albin Kurti.

    Gjithashtu, do të mbahen seanca solemne nëpër Kuvende Komunale.

    Në ora 12:00 do të bëhet parakalimi i Trupave të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”, derisa fjalim do të mbajnë i pari i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

    Në datë 6 mars, nga ora 09:00 do të ketë Homazhe dhe Vizita në Kompleksin Memorial Adem Jashari, ndërsa në ora 12:00 do të ketë homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së

    Nga ora 17:00 do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

    Të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, historiani Agim VINCA, Kryetari i shoqatave të dala nga lufta Hysni GucatiNë datë 7 mars do të ketë homazhe pranë familjes Jashari si dhe do të mbahet Nata e Zjarreve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!