×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër bëhet varrimi i Lulzim Spahiut që u vra nga polici në Gjilan

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 22:40

    Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, Lulzim Spahiu humbi jetën sot në Gjilan.


    Mëngjesi i sotëm ishte tejet i rëndë për të gjithë familjarët e Spahiut, e më së shumti për djalin e tij 22 vjeçar që u gjend në të njëjtin kamion ku edhe u vra Lulzim Spahiu.

    Dorasi, pjesëtar i Policisë së Kosovës, Vllaznim Avdiu shtiu me armë në drejtim të Lulzim Spahiut kështu duke i marrë jetën.

    Familjarët kanë bërë të ditur se varrim i të ndjerit bëhet nesër pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Muqivërrc, transmeton Indeksonline.

    Lidhur me këtë rast që shokoi vendin sot pati reagime të shumta, teksa i dyshuari në këtë rast është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, si dhe është suspenduar nga detyra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!