×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër dihet fati i Mimoza Kusarit, është në mes PDK-së dhe koalicionit AAK-PSD

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 12:41

    Ish-deputetja dhe themeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e PDK-së, Uran Ismaili, i cili aktualisht është ministër në detyrë në Ministrinë e Shëndetësisë.


    Kusari-Lila ka konfirmuar për Reporteri.net se arsyeja e takimit ka qenë ftesa që i ka bërë PDK-ja të jetë kandidate për deputete në listën e saj.

    “Po e kam zhvilluar një takim me Uran Ismaili, ne jemi në politikë dhe duhet të takohemi. Më kanë bërë ftesë që të jem në listën e tyre për deputet”, ka thënë Kusari-Lila për Reporteri.net.

    Ajo ka thënë se oferta e PDK-së përveç pjesëmarrje në listë të saj, është edhe për pavarësi në politika.

    “Jo vendim nuk ka. Besoj që do ta marrë nesër”, ka thënë Kusari-Lila.

    Ajo ka treguar se ofertë të tillë ka marrë edhe nga koalicioni AAK-PSD, pra që të jetë pjesë e listës për deputet.

    Mimoza Kusari-Lila ditë më parë refuzoi ofertën e kryetarit të Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit për një koalicion të mundëshëm, pasi ky i fundit nuk ia njihte subjektivitetin e partisë.

    Mimoza në zgjedhjet e 2017-s kishte grumbulluar gjithsej 20.550 vota. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!