×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Nesër dita e fundit e ultimatumit të Mustafës për arritjen e marrëveshjes me VV-në

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 19:15

    E shtuna ka qenë dita e parafundit e ultimatumit të kreut të LDK-së, Isa Mustafa për arritjen e mundshme të marrëveshjes me Vetëvendosjen.


    Mirëpo, gjatë ditës nuk është zhvilluar ndonjë takim ndërmjet tij dhe Albin Kurtit.

    Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka mohuar se ka pasur takime, derisa ka paralajmëruar se këto dy parti së shpejti do të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

    Gjatë ditës, është raportuar në media se Kurti dhe Mustafa janë takuar në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë, mirëpo asnjëra parti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë shkurt për KTV-në nuk ka informacione për këtë çështje.

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, në një postim në Facebook ka lënë të kuptohet se dy partitë janë afër arritjes së marrëveshjes.

    Zyrtarët e të dyja partive kanë qenë hermetikisht të mbyllura gjatë së shtunës për të kuptuar nëse liderët e tyre janë takuar apo nëse do të takohen sot.

    Afati kushtetues prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë me Kurtin mandatar, përfundon në javën e parë të shkurtit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!