×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër do të vaksinohen kundër COVID-19 nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 16:00

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, kanë organizuar për nesër ekip mobil për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

    Sipas njoftimit të MSH-së, vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 13:00 në mjediset e kësaj shkolle.

    “Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin”.

    “Procesi i vaksinimit me ekipe mobile nëpër shkollat dhe nivele e tjera do të vazhdojë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë komunale për Arsim, ndërsa krahas vaksinimit përmes ekipeve mobile, qytetarët e të gjitha kategorive dhe grup-moshave, mund të vaksinohen çdo ditë pune edhe në qendrat statitke të vaksinimit me vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

    MSH-ja u bën thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar ende apo që nuk e kanë kompletuar procesin e vaksinimit me të dy dozat që ta bëjnë këtë, sepse në këtë kohë kur shtetet e rajonit dhe të kontinentit evropian po përballen me numër të lartë të rasteve të COVID-19, vaksinimi është preventiva dhe mbrojtja më e mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!