×
  • Lajme
  • Lajme / Agjenda

    Nesër Epopeja e Dukagjinit, Haradinaj bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 21:07

    Të hënën bëhen 27 vjet nga Epopeja e Dukagjinit, me ç’rast në Gllogjan do të mbahen disa aktivitete.

    Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të merr pjesë në aktivitetet që do të or ganizohen.

    Agjenda:

    11:00 – Homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan,

    12:00 – Manifestimi qendror.

    Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

    Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

    Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!