×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër në Kuvend votohet për Trustin, Tahiri: T’ua mundësojmë qytetarëve të marrin kursimet e tyre

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 16:55
    Besnik Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka ftuar deputetët e shumicës ta mbështesin Ligjin për Trustin që pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

    Tahiri ka thënë se në këtë kohë krize, qytetarëve duhet t’i mundësohet të marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

    Sipas tij, logjika e Qeverisë për të refuzuar çdo propozim të opozitës, është pazotësi dhe ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim.

    “1. Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz të mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize. Kontributdhënësit po i kërkojnë t’i marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

    2. Logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim”, ka shkruar Tahiri.

    Në fund, Tahiri i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë Ligjin për Trustin.

    Postimi i plotë i Tahirit:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!