Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të përurojë një urë bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Bëhet fjalë për urën në Rogovë të Hasit.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, përurojnë urën në Rogovë të Hasit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Qeveria Kurti vazhdimisht është kritikuar për numrin e vogël të projekteve infrastrukturore, por edhe të investimeve tjera kapitale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.