×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër marshi “Një popull për Drejtësi” për Astrit Deharin

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 18:11

    Nesër bëhen tre vjet nga kur Astrit Dehari u gjend i vdekur në burgun e Prizrenit.

    Për të kujtuar Astritin, Vetëvendosje nesër do të ketë disa aktivitete.

    Do të bëjnë homazhe te varri i Astriti, do të mbahet marshi “Një popull për Drejtësi, do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në burgun e Prizrenit, si dhe aktivitete tjera, shkruan Reporteri.net.

    Postimi VV-së:

    Agjenda, për 5 nëntor, në tre vjetorin e vrasjes së aktivistit Astrit Dehari:

    09:00 – Homazhe te varri i Astritit

    10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovice dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.

    12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’

    14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.

    14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në menyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!