×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbahet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, publikohet agjenda

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 17:45

    Ditën e nesërme më 10 qershor, në Pallat të Brigadave në Shqipëri zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor.


    Në Tiranë do të bëhen bashkë Komisioneri Europian, OlivérVárhelyi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Kryeministri i Serbisë, Brnabić, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ZoranZaev, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, LjubaSiljanoska, raporton TCh.

    Një konferencë për shtyp të Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi do të mbahet në orën 12.30.

    Agjenda e Samitit që do të mbahet nesër:

    Në orën 09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

    Në orën 10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

    Në orën 10.30 – Mbërritja e delegacioneve

    Në orën 11.00 – Seanca Plenare

    Në orën 12.30 – Foto Familjare

    Në orën 12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi

    Në orën 13.00 – Drekë Pune

    Në orën 15.00 – Firmosje e marrëveshjeve

    Në orën 15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor.

    Ky Samit vjen pas turit të vizitave të Ramës në Hungari dhe Bullgari, ku tema që iu vu theksi ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!