×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbledhja e parë e kryesisë së Kuvendit, a do të caktohet ndonjë seancë?

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 20:03

    Kryekuevndari Galuk Konjufca, ka thirrur Kryesinë për nesër në orën 10:00.


    Në këtë mbledhje nga anëtarët e Kryesisë do të diskutohen disa pika si: shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se për Konjufcën, kjo është mbledhja e parë e kryesisë si kryetar Kuvendi.

    Ai u zgjodh si kryeparlamentar i këtij Institucioni më 26 dhjetor të vitit 2019. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!