×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër në Kuvend votohet për anëtarët e Bordit të RTK-së

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 19:43

    Nesër do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën kanë mbetur për shqyrtim edhe gjashtë pika të rendit të ditës.

    Në njoftimin nga Drejtoria e Kuvendit për marrëdhënie me publikun, thuhet se vazhdimi i seancës është paraparë për orën 10:00.

    Gjatë kësaj seance do të shqyrtohen tri projektligje dhe do të zgjidhen anëtarët e të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe zëvendësdrejtori i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

    Gjashtë pikat e mbetura që do të shqyrtohen në seancë:

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
    8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,
    10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
    11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!