Dhjetë (10) padi do të dorëzohen nesër në Prokurorinë Speciale të Kosovës,ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte. Këtë e ka bërë të ditur Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit me seli në Gjakovë.
Paditë përfshijnë krimet si: vrasje, kidnapime, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë.
“Iu njoftojmë se nesër me datë 15 mars 2019, Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, nesër do të dorëzojë kontingjentin e dhjetë (10) padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune, ndaj krimineleve serbë të dyshuar për krime lufte”, thuhet në njoftimin e dërguar për media, shkruan Reporteri.net
Dorëzimi i tyre do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë në orën 13:00.
“Ky kontingjent do të dorëzohet me 10 padi për vrasje, kidnapime, plaçkitje dhe djegie të pasurive. Dorëzimi i padive do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 13:00”, përfundon njoftimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.