×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër në xhamitë e Kosovës jepet mesazh kundër përdorimit të drogave

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 14:39

    Nesër në të gjitha xhamitë e Kosovës, në hytbenë e xhumasë, do të jepet mesazh i njësuar kundër përdorimit të narkotikëve dhe në mbështetje të veprimtarisë së Task-Forcës së Qeverisë të themeluar për këtë qëllim.


    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava gjatë javës së shkuar ishte takuar me shefin e Task-Forcës kundër përdorimit të narkotikëve dhe për sigurinë në shkolla, Avdullah Hasanin.

    Si rezultat i këtij takimi, Bashkësia Islame e Kosovës, thekson se kreu i saj, Naim Tërnava ka marrë vendimin që hytbeja e kësaj të premteje (e ditës së nesërme) të jetë e njësuar në mbështetje të veprimtarisë së Task-Forcës kundër përdorimit të narkotikëve.

    “Myftiu Tërnava ka vlerësuar si shumë të qëlluara dhe ka përgëzuar qeverinë për vendimet e saj për të themeluar Task-Forcë dhe për fillimin e fushatës kundër përdorimit të narkotikëve në shkolla dhe përgjithësisht nga të rinjtë dhe ka shprehur gatishmërinë që Bashkësia Islame t’i ofrojë Task-Forcës në gjithë veprimtarinë e saj asistencën e kërkuar fetare”, njofton BIK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!