×
  • Lajme
  • Lajme / Dy ditë

    Nesër nis Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë – Presidentja Osmani nikoqire

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 9:18

    Të hënën e 2 qershorit do të fillojë Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, forumi do te zgjasë dy ditë.

    Në këtë forum është lajmëruar të jenë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.

    “Më 2 dhe 3 qershor, Prishtina bëhet edhe këtë vit vendtakimi i zërave nga e mbarë bota, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për “Kodin e Sigurisë për Brezin Tonë”!” thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!