Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të fillojë nesër në Qendrat Komunale të Numërimit, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, i ka thënë Reporteri.net, se gjatë këtij procesi do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të siubjekteve politike, ashtu siç parashihet edhe me Rregullore.
“Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”, ka deklaruar Elezi.
Ndryshe, deri tash janë numëruar rreth 98 përqind e votave nga zgjedhjet e djeshme. Si parti e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga PDK’ja, LDK’ja e AAK’ja./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.