×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër për të dytën herë, dezinfektohen rrugët dhe hapësirat publike në Prishtinë

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 20:10

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se nesër do të fillojnë me aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë në Prishtinë.


    “Aksioni do realizohet në dy mënyra:

    Duke bërë larjen e thellë të rrugëve me cisterna, si herën e parë. Fillojmë me rrugët parësore dhe vazhdojmë me kategoritë tjera.

    Duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave etj.) përmes pompave të krahut.

    Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së #covid19. Kurse, qytetarët i lusim që t’i shmangin maksimalisht daljet”, shkruan Ahmeti.

    https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/photos/a.753174858085697/2865028550233640/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAkZg1IAKQDJaF9DHsGYNuBe_IOda24ULjgdId66MEC9v8f0uhr5ZdQf1mesUi5OvI3B-bWj6ltqK4BSHvhxVDFdQe8PDEiPtK4uIOtmusJ8q68MXtzSacH7biLxSP9h8jgr0MUkJwycC2htTDKlK2-IFHb6aUz_0tQO9fnv6cDdmVh0TTCAxR7vfpNHbskTgaRWuFwO3v6JVPuelRRNvz54DUEQrnQY3ZXOnjhW2EBMtjwJQlS0gOsQGiBAznXLxc6f3WzrHwClFv9QoLLzr0UWeNpqQmlcDrLsazNz3LohvTAI0SYZAeTEQXPnZ7yop5_ACBdnXJcBa2r25moiFxDdQ&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!