×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Avdyli: Nesër pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 23:40

    Nesër (e shtunë) shumica parlamentare do të tentojë ta zgjedhë presidentit. Kandidat për presidentë nga Lëvizja Vetëvendosje janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.


    Kjo seance pritet të thirret nesër me qëllim të zgjedhjes së presidentit.

    Këtë e ka thënë edhe deputeti Haxhi Avdyli. Sipas tij, nesër do të votohet Vjosa Osmani për presidente.

    Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Avdyli ka arsyetuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.

    Thotë se nuk do të ketë zgjedhje të reja.

    “E riamendamentojmë Ligjin për zgjedhjet, e nesër e votojmë Vjosën për Presidente. Ska zgjedhje, krijohet stabiliteti institucional”, thotë Avdyli.

    “Opozita konsolidohet, Qeveria vazhdon punën. Zgjedhjet bëhen pas 4 vitesh , me reformë të thellë zgjedhore. Kaq”, shkroi ai në Facebook.

    Kujtojmë që sonte ka dështuar të votohet në procedurë të përshpejtuar ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

    Pas dështimit të votimit të këtij draftligji, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar që nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit, në rast se Qeveria nuk e tërheq draftligjin për zgjedhjet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!