Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer ka dëshmuar sot në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Megjithatë dëshmia e tij pritet të vazhdojë edhe nesër.
Në një deklaratë që u prezantua nga avokati i Thaçit, dëshmitari kishte thënë se nuk ka pas organizata tjera të strukturuara në Kosovë përveç UÇK-së dhe s’kishim negociata për çarmatim me të tjerë përveç atyre.
Dëshmitarit iu prezantua deklarata e një dëshmitari, konkretisht gjeneralit Mike Jackson në një proces gjyqësor në Angli në të cilën kishte përmendur një takim me Agim Çekun. Sipas deklaratës së gjeneralit, ai ishte takuar me Çekun për të parë nëse po respektoheshin pikat e marrëveshjes.
Dëshmitari tha se ka qenë për gjashtë javë në Kosovë dhe se situatat atje kanë ndryshuar shumë shpejt.
Vlen të theksohet se një pjesë e konsiderueshme e dëshmisë së Strohmeyer është dëgjuar në sesion privat për publikun me arsyetimin e ruajtjes së burimit të informacionit.
Ish-këshilltari i UNMIK pohon se Thaçi bënte thirrje për një Kosovë multietnike
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.