Gastronomët kundërshtojnë sërish masat, protestojnë nesër.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka organizuar sërish protestë për të kundërshtuar masat ndaj COVID-19, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Arian Vrainca, nga Shoqata e Gastronomëve, në emisionin “Hallakamë n’4” në Radio KLAN fm, dha detaje rreth protestës.
“Gastronomët janë më gati se kurrë dhe për këtë protestë janë mobilizuar gastronomët nga të gjitha qytetet e Kosovës. Nesër do të dëgjohet jashtëzakonisht shumë zëri ynë, i cili na është ndaluar të komunikojmë me institucionet publike, po ashtu nesër do të shihet se sa po preket ekonomia dhe se nuk po dëmtohet vetëm gastronomia por e gjithë ekonomia”.
“Si shkak i mbylljes dhe mungesës së strategjisë është duke u dëmtuar e gjithë ekonomia e vendit. Institucionet shtetërore deri tani na kanë injoruar dhe s’na kanë dëgjuar, për këtë nesër do të ketë një tubim masiv”, tha Vrainca.
Protesta do të mbahet nesër, nga ora 13:00, para ndërtesës së Qeverisë, ku bashkë me gastronomët, do të protestojë edhe Oda e Hotelerisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.