Procesi i numërimit të votave është duke shkuar drejt fundit, derisa nesër pritet të shpallen rezultatet përfundimtare, shkruan Reporteri.net.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Jemi pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve. Kjo do të përmbyllet deri në orët e mbrëmjes. QNR-së i duhen disa orë kohë për ta përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”.
“Rezultatet do të shpallen ditën e enjte më 4 mars, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha partitë, komunat, qendrat e votimeve dhe rezultateve të votimit me kusht dhe me diasporë”, ka shtuar ai.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë e cila pritet ta formojë edhe Qeverinë e ardhshme të Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.