×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër varroset babai i Hashim Thaçit

    Reporteri
    17 Mars 2025 | 11:23

    Nesër do të varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.

    Njoftimi u bë nga Komuna e Skenderajt.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet me fillim nga ora 15:00.

    Tutje është publikuar edhe agjenda e plotë e aktiviteteve nën patronazhin e kryetarit Fadil Nura.

    “Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!