×
  • Lajme
  • Lajme / ZKM

    Nesër vihet gurthemeli i ndërtesave të banimit të përballueshëm dhe social në Podujevë, merr pjesë edhe Kurti

    Reporteri
    19 Maj 2025 | 20:46

    Në Komunën e Podujevës nesër do të vihet gurthemeli ndërtesave të banimit të përballueshëm dhe social, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

    Vënia e gurthemelit do të bëhet në orën 10:00.

    Për ndërtimin e ndërtesave për banimin e përballueshëm dhe social për Komunën e Podujevës, janë dhënë dy kontrata. Njëra është në vlerë 5 milionë e 815 mijë e 796 euro dhe i është dhënë konsorciumit “FRONI 1 SH.P.K: Vllezërit Asllani SH.P.K; AKTIV SH.P.K”.

    Tjetra kontratë në vlerë 7 milionë e 781 mijë e 969 euro që i është dhënë konsorciumit “Rinesa SH.P.K: ILEAA- GR SH.P.K; LIMITPROJECT SH.P.K”, shkruan Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net kishte raportuar se si këto kontrata ishin dhënë tri ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit. /Reporteri.net

    Tri ditë para zgjedhjeve e në fund mandati, Ministria e Liburn Aliut jep kontrata 32 milionë euro për ndërtimin e banesave sociale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!