×
  • Lajme
  • Lajme

    Neurologu tregon efektet indirekte të Covid-19 në tru: Rrit mpiksjen e gjakut

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 8:55

    Jostabiliteti financiar dhe ndërprerja e kohëpaskohshme apo edhe humbja e punës gjatë kohës së pandemisë, i ka dëmtuar qytetarët në shëndetin mendor, tha neurologu Nexhmedin Shala.


    “Izolimi mund të ndikojë në shëndetin mendor në përgjithësi ka ndikim të madh. Një virus me shumë ta panjohura që në vete mbart shumë frikë nga numri i madh i vdekshmërisë që ka ky infeksion dhe prekja e sistemit mendor është më e madhe. Secili pacient që shkon për te bërë vaksinim ka një lloj ankthi ne veten e vet se çka do të ndodhë. Kështu që problemet mendore janë më madhore që do të na përcjellin mbas një vaksinimi gjithëpërfshirës”.

    Shala tutje ka treguar edhe për pasojat neurologjike që lë Covid-19, e që sipas tij janë të shpeshta. Ai ka pohuar se pacientët që kanë prekje neurologjike mund të jenë pacientët që kanë dëmtime të sistemit nervor qendror, periferik dhe të aspektit neuro- psikologjik.

    Neurologu Shala, tutje është shprehur se virusi efektet e tij i jep indirekt në tru, derisa ka shtuar se mund të ndryshojë probabilitetin e gjakut dhe rritjen e mpiksjes së tij.

    “Ekziston një ndërlidhje te ata pacientë që kanë probleme me Covid-19 dhe prekjeve neurologjike dhe janë të shpeshta. Në këtë aspekt pacientët që kanë prekje neurologjike mund të jenë pacientët që kanë dëmtime të sistemit nervor qendror, periferik dhe të aspektit neuro- psikologjik. Pacientit shfaqin një simptomatologji të përbërë nga sistemi nervor qendror”.

    “Dëmtimet e sistemit qendror kanë ato vaskulare për shkak të ngjizjes së sforcuar të gjakut prekjeve të sinuseve venoz. Covidi efektet e tij i jep indirekt në tru duke ndryshuar probabilitetin e gjakut dhe rritje e mpiksjes së gjakut, dhe problemet me sistemin imunitar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!