×
  • Lajme
  • Lajme

    “New York Times”: UNMIK-ku në Kosovë mbrojti veten nga helmimi, por jo edhe romët

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 16:50

    Eksperti i OKB për të drejtat e njeriut, Baskut Tunçak kritikoi ashpër OKB-në siç tha ai për neglizhimin e qindra familjeve rome në Kosovë, viktima të helmimit me substanca toksike.


    Rrethanat në të cilat  u helmuan rreth 600 familje rome në Kosovë “kërkojnë kompensim individual dhe kërkim falje publike nga OKB”, tha Baskut Tuncak, raportues special i OKB-së mbi pasojat e ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme dhe toksike, raporton The New York Times, transmeton Reporteri.info

    Ai tha se është “thellësisht i zhgënjyer” me inercinë e Kombeve të Bashkuara kur është fjala për këtë rast, që, siç tha ai, e vë në dyshim integritetin e organizatës botërore. Familjet rome u detyruan të jetonin në kampe që u ndërtuan nga Kombet e Bashkuara në vendin e ekspozuar ndaj mbeturinave toksike nga një ish shkrirje plumbësh në vitin 1999.

    “Gjysma e popullsisë në kampe përbëhej nga fëmijët nën moshën 14 vjeç, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj helmimit me plumb, gjë që mund të shkaktojë dëme të përhershme në sistemin nervor dhe të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit”,  paralajmëroi Tuncak.

    Kritika e Tuncak pasoi tre vjet pasi Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut e konsideroi se Misioni i OKB-së në Kosovë po vepronte pa kujdes, sipas një gazete të Nju Jorkut. Në raportin e tij në vitin 2016, Komisioni gjeti UNMIK-un “përgjegjës për rrezikimin e pakthyeshëm të jetës, shëndetit dhe potencialit të zhvillimit të pjesëtarëve që kanë lindur  dhe janë  rritur në këto kampe”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!