Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka folur para mediave pasi nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka njoftuar se partia e tij i ka humbur zgjedhjet.
Rudari fillimisht hezitoi të prononcohet para mediave duke thënë se nuk ka çfarë të thotë,
“Unë jam prononcuar disa herë. Çeshtja e rikandidimit është çështje e subjektit tim. Ne do të bëjmë një analizë të rezultatit, pas analizës do të vendosim për kandidatin që është më i mirë për zgjedhje”, ka thënë Rudari para mediave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për kryetar të Podujevës, ku e ka shpallur fitues Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosjes.
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media ka thënë se Shpejtim Bulliqi nga VV ka marrë 51.64% të votave, Nexmi Rudari nga LDK ka marrë 35.97% te votave, kurse Naim Fetahu nga PDK ka marrë 12.40% të votave.
Humbjen e ka pranuar edhe kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Agim Veliu. Ish-kryetari i kësaj komune që dha dorëheqje, tha se do ta respektojnë vendimin e votuesit.
“I kemi humbur zgjedhjet. Ky është vendim i sovranit dhe do ta respektojmë”, ka thënë Veliu. /Reporteri.net/.