×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 1 janari 2025, Prishtina me autobusë dhe linja të reja

    Reporteri
    22 Maj 2024 | 13:04

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2025 do të vijnë autobusë të rinj, e që rrjedhimisht do të ketë edhe linja të reja, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Rama ka njoftuar se do të ketë mbulim të më shumë rrugëve me transport urban.

    Njoftimi:

    Linja të reja, autobusë të rinj për qytetarët tanë

    Sot kemi filluar me reformimin e sistemit të transportit publik. Kjo reformë do të sjellë:

    – Flotë të re të autobusëve nga 1 janari 2025
    – Më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve
    – Mbulim i më shumë rrugëve me transport publik
    – Një biletë për të gjitha linjat në Kryeqytet, pra biletë e integruar
    – Sisteme digjitale të pagesës së biletave

    Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë.

    Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!