Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se që nga viti i ardhshëm ngasësit e automjeteve do të oblikohen të paguajnë tarifa të rregullta për sigurimin kufitar.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2022, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulim e përgjegjësisë së tyre në rast shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta”, thuhet në komunikatën e Byrosë.
“Përmes kësaj komunikate iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021”.
“Pra, duke nisur nga data 1 Janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.