Ambasada e Kosovës në Austri ka njoftuar se nga data 1 mars, kosovarët që duan të konvertojnë patentë shoferin në këtë shtet, s’kanë më nevojë që t’i nënshtrohen provimit praktik.
Kjo vjen si rezultat i ligjit të ri, që lehtëson procedurën e konvertimit dhe vlen për të gjitha kategoritë.
“Sapo jemi njoftuar zyrtarisht se nga data 1 Mars 2025, hyn në fuqi ndryshimi i rregullores zbatuese të Ligjit të Patentës së Shoferëve në Austri, i cili lehtëson procedurën e konvertimit të patentës së shoferit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë një patentë shoferi të vlefshme të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës NUK kanë më nevojë të japin provim praktik për konvertimin e saj në një patentë austriake.Ky lehtësim vlen për të gjitha kategoritë e patentave të shoferit të lëshuara në Republikën e Kosovës” thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.