×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 1 qershori do të bllokohet një segment i rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, shkak hekurudha nga Fushë Kosova

    Reporteri
    28 Maj 2024 | 15:44

    Ministra e Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se nga 1 qershori do të bllokohet një segment i rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, bllokimi i këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani I Elezit).

    Tutje thuhet se nëpër autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik.

    Ndërsa, automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!