Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori do të fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, ShKK-ja ka bërë me dije se secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse, shkruan Reporteri.net.
“Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse. Si masë lehtësuese, do të fillojmë me pranimin e vetëm dy (2) anëtarëve të ngushte të familjes dhe gradualisht do të rrisim edhe numrin e vizitorëve”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/posts/706779456764475
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.