Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga 12 shtatori, vaksinimi do të bëhet edhe ditëve të diela.
Pas numrit të madh të të infektuarve me Covid-19, Ministri, Vitia në një konferencë për media, ka theksuar se vaksinimi i qytetarëve do të bëhet edhe ditëve të fundjavës, shkruan Reporteri.net
“Deri tani, 600 mijë qytetarë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Nga 12 shtator ne do te kemi vaksinim edhe të dielave. Numri i të infektuarve përkundër një rënie të lehtë vazhdon të jetë akoma i lartë. Deri tani janë bërë në total mbi 33 mijë teste… Prej atyre që janë të hospitalizuar dhe të konfirmuar me covid, 93 përqind e pacientëve kanë qenë të pavaksinuar”, tha Vitia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.