×
  • Lajme
  • Lajme / Liberalizimi

    Nga 22 shkurti kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Reporteri
    23 Janar 2024 | 20:01
    Liberalizimi i vizave, Foto: REL

    Nga 22 shkurti qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, përcjell Reporteri.net.

    Memorandumi i mirëkuptimit me Emiratet e Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ishte nënshkruar më 11 janar dhe siç bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, vendimi hyn në fuqi më 22 shkurt.

    Gërvalla ka thënë se të martën e ka pranuar Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e Emirateve përmes së cilës është njoftuar për datën.

    “Kështu, me hapa të sigurt po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Emiratet e Bashkuara bëhen shteti i 49-të në të cilin qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza, sipas “Passportindex”. Kryeqyteti i Emirateve është Abu Dhabi, ndërsa qyteti më i madh është Dubai.

    Kosovës iu liberalizuan vizat nga 1 janari i këtij viti.

    Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!