×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 3.50€ në 6.50, rritje e dyfishtë e çmimit të dezinfektuesit në Podujevë

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 11:50

    Prej mbrëmë, kur Qeveria mori masat preventive ndaj koronavirusit qytetarët e Kosovës kanë nisur në mënyrë masive që të sigurojnë rezervat ushqimore e produktet farmaceutike.


    E një situatë të tillë, ”më së miri” po e shfrytëzojnë marketet e farmacitë, të cilat kanë filluar edhe rritjen e çmimeve në treg brenda ditës.

    Rasti konkretë është i një qytetarit nga Shakovica e Podujevës, i cili ka shkruar në adresë të Insadjerit pasi ka blerë një lloj të dezinfektimit.

    Qytetari ka bërë me dije se sot rreth orës 12:30, ka blerë një lloj dezinfektuesi Alkool Etilik 96% në sasi prej 1L në vlerë prej 6.50 e që më parë thotë se e ka blerë në vlerë prej 3- 3.50 euro, transmeton insajderi.

    Edhe punonjësja e një farmacie në Prishtinë ka konfirmuar për Insajderin se një lloj i dezinfektuesit kushton më së shumti 4 euro.

    “Alkooli Etilik 1 litërsh kushton përafërsisht 3.5 ose 4€”, ka thënë ajo.

    Ndryshe, Ministria e Financave dhe ATK-ja kanë bërë me dije se për çdo rritje të çmimeve qytetarët mund të telefonojnë në tel: 0800 80 800 dhe ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes ku do të pësojnë dënime të mëdha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!