×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Nga 31 deri në 127 euro për metër, Agjencia Pyjore i çet në shitje drutë e sekuestruara

    Reporteri
    19 Maj 2025 | 18:24

    Agjencia Pyjore e Kosovës i ka vënë në shitje drutë e sekuestruara nëpër komuna të vendit.

    Çmimi fillestar për metër nis nga 31 euro e shkon deri në 127 euro, varësisht nga lloji i drurit. Çmimi më i lartë është për dru teknik, shkruan Reporteri.net.

    Kompanitë e interesuara mund të bëjnë edhe inepsktimin e druve që janë në shitje.

    Kriter për dhënie të kontratës është çmimi më i lartë.

    Në dosje theksohet se çmimet e ofruara nën çmimin fillestar do të eliminohen.

    Ofertat duhet të dorëzohen deri më 22 maj, në orën 14:00.

    “Ofertat e vonuara do të refuzohen. Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë te marrin pjese në adresën e cekur më lartë”, thuhet në dosje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!