×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga AAK-ja thonë se posti i kryeministrit i takon PDK-së, partitë e tjera të mos ngulin këmbë

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 14:42

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon të jenë e palëkundur në qendrimin e saj kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Anëtari i AAK-së, Arton Demhasaj, ka thënë se aleanca punon çdo ditë në arritjen e një koalicioni të partive opozitare dhe formimin e një qeverie nga opozita.

    Duke komentuar qëndrimet e dy partive më të mëdha opozitare, PDK-së dhe LDK-së për postin e kryeministrin, Demhasaj thotë se ky post i takon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së dhe se partitë e tjera opozitare nuk duhet të ngulin këmbë në këtë çështje.

    “AAK-ja është e bindur në qendrimin e saj që në asnjë rrethanë nuk hyn ne koalicion dhe bashkëpunim me VV-në por aleanca punon çdo dite me u arritë një koalicion i partive opozitare dhe me formu qeverinë opozita. Edhe ne bazë të kushtetutës nëse partia e parë dështon me kriju qeverinë posti i kryeministrit takon partisë së dytë dhe mendoj se nuk duhet asnjë parti opozitare me ngule këmbë pozitën e kryeministrit për me bë një koalicion opozitar. Nëse e shohim situatën e Kosovës nuk duhet të vendosen kushte për me marrë pozitën e kryeministrit, por duhet me punu pa kusht me arritë një koalicion me kriju një shumicë parlamentare dhe me formu qeverinë dhe me vazhdu kosovar rrugëtimin e saj euroatlantik, tha Demhasaj për RTV21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!