×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga dhuna ndaj ish-të dashurës në Francë te vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, e kaluara e errët e të arratisurit për vrasjen në Ferizaj

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 16:17

    Dardan Krivaça, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, nuk është një emër i panjohur për policinë.


    Ai përveç rastit tragjik të së dielës, ku dyshohet se bashkë me shokun e tij kanë dhunuar një 18 vjecare, ka qenë i përfshirë edhe në vepra të ndryshme penale.

    Insajderi shkruan se Krivaça ka vepra të ndryshme penale përfshirë “Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”. Këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Ferizajt duke thënë se Dardan Krivaça është autor i disa veprave penale.

    Ndaj Dardan Krivaçës rëndon edhe një akuzë e pakonfirmuar se kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një vajze tjetër në Francë. I riu, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa në Ferizaj njihej si person problematik, pasi ishte përfshirë në disa sherre me rrahje dhe plagosje me thikë.

    Tashmë pas hekurave qëndron shoku i tij, Arbër S., i cili bashkë me Krivaçën kishin çuar 18-vjeçaren në derën e spitalit pa shenja jete dhe më pas u larguan me një audi me targa zvicerane. Por vetëm pas disa orësh u arrit që të arrestohej Arbër Sejdiu, ndërkohë që Dardan Krivaça është në arrati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!