Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve.
E lidhur me këtë, Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri”, ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar që vendi të mbyllet për 12 ditë nga dita e martë.
“Po është diskutuar që shkollat, kafeteritë dhe qendrat tregtare të mbyllen për 12 ditë nga e dita e martë, javën e ardhshme. Ne jemi kundër kësaj”, tha ai për Reporterin.
Po ashtu, Kllokoqi tha se në këtë takim është diskutuar lidhur me rritjen e rasteve me koronavirus në Kosovë ditëve të fundit.
Ndërkaq, kapacitetet spitalore kanë zënë që të shterohen, pasi që në Klinikat e QKUK-së është një numër shumë i madh i pacientëve të cilën po trajtohen për COVID-19.
Ende nuk dihet se kur do të merret ndonjë vendim për masat e reja anti-COVID nga organet kompetente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.