×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga e mërkura, masat e rrepta: Jashtë mund të dilet vetëm 90 minuta, brenda 24 orëve

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 20:58

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka treguar masat e reja që ka marrë për parandalimin e Coronavirusit.


    Ai ka thënë se do të lejohet veç 1 ore e gjysmë në ditë lëvizje.

    Prej datës 15 prill 2020, në ora 6 të mëngjesit hynë në fuqi masat e reja, shumë më rigoroze, për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Kështu, nga e mërkura, ndalohet dalja nga shtëpitë për persona, përjashtuar një orë 1 gjysmë në ditë, kur do të lejohet vetëm nga një person të dalë për furnizimet e nevojshme.

    Këto masa i ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media.

    “Këto masa që do të hyjnë të mërkurën në ora 6 të zbatohen në përpikëri. Organet gjegjëse do sigurohen për zbatimin e këtyre masave. Nëse bashkëpunojmë mudn të sigurohemi që këto masa të qëndrojnë në fuqi për kohën më të vogël të mundshme. Një mase më e vogël e bindjes e ndonjërit prej nesh mnund të rrezikojë virusin në tërësi. Sa më shumë i respektojmë do mund të kalojmë këtë periudhë. Sidomos ditët e para do të jenë të vështira. Presim një sprovë të vëshitrë. Nuk guxojmë të tolerojmë as lëshimet më të vogla”.

    “Prej datës 15 prill 2020 në 06 të mëngjesit ndalohet qarkullimi i qytetarëve jashtë banesave”.

    Ai tutje ka njoftuar edhe rastet se kur bëjnë përjashtime këto masa, ka thënë Vitia në konferencë.

    “Për personat mbi moshën 16 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime për familje dhe pagesa bankare për jo më shumë se 1 orë e gjysmë”.

    “Gjatë qarkullimit nuk lejohet shoqërim nga asnjë person fizik përveç në dy raste. Personat me aftësi të kufizuara dhe personat nën moshën 16 vjeç në prani të kujdestarit”, tha ndër të tjera Vitia.

    Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 362 persona të prekur me Covid-19. 59 janë shëruar derisa 8 persona kanë humbur jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!