×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Forumi i Prespës, Kurti del me sugjerime për Washingtonin dhe Brukselin rreth Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 17:32

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Forumin e Prespës që është mbajtur në Ohër Maqedonisë së Veriut.


    Kurti ka thënë se gjatë fjalimit të tij ka bërë një propozim, ku ka sugjeruar bashkëveprimin e Uashingtonit dhe Brukselit në Ballkanin Perëndimor.

    “Për të rinovuar aleancën tonë transatlantike, unë sugjerova bashkëveprimin e Washingtonit dhe Brukselit në Ballkanin Perëndimor ndërsa ne punojmë për tre qëllime.

    1. Demokratizimi duke forcuar sundimin e ligjit.

    2. Siguria përmes anëtarësimit në NATO.

    3. Uniteti i Evropës përmes anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian“, shkruan Kurti në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

    Kryeministri gjithashtu në fjalimin e tij ka kritikuar Bashkimin Evropian për mos liberalizimin e vizave për Kosovës, duke shtuar se kanë mungesë të unitetit rreth kësaj çështje. Po ashtu, ai ka pohuar se Kosova e refuzon ashpër “Mini Shengenin” dhe se rajoni duhet t’i kthehet agjendës së Bashkimit Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!