×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”, mesazhi i Thaçit në kurorën me lule për babain e tij

    Reporteri
    18 Mars 2025 | 16:06

    “Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”, ky është mesazhi i ish-presidentit, Hashim Thaçi, në kurorën me lule për babain e tij, Haxhi Thaçi.

    Hashim Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

    Dhomat e Specializuara në Hagë thanë sot në mëngjes se s’kishin pranuar një kërkesë publike për një vizitë të tillë.

    Mirëpo kjo u hodh poshtë nga avokati i Thaçit, Luka Mishiq i cili tha se kërkesa ishte bërë qysh dje para orës 14:00.

    Vizita e tyre e fundit ishte ajo e së enjtes, javën e kaluar, ku Thaçi u lejua për vizitë, dhe takoi babain e tij në QKUK, ku qëndroi për tri orë.

    Haxhi Thaçi vdiq mbrëmjen e së dielës në QKUK, tri ditë pas vizitës nga Haga që i bëri i biri i tij, ish-presidenti Thaçi, ku dhe ishte i shtrirë prej javësh për shkak të gjendjes shëndetësore.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!