Në disa zona të Kosovës kanë ndodhur vërshime si pasojë e reshjeve të shiut që ishin gjatë ditës së djeshme por që vazhduan edhe sot.
Hidrologu Bashkim Kastrati ka thënë për Klankosova.tv se nuk ka rrezik që të ketë vërshime të mëdha në Kosovë pas këtyre reshjeve që kanë ndodhur.
“Po të kishte rrezik për vërshime ne si Institut i Hidrometeorologjisë paralajmëron 24 orë më parë. Në vend nuk parashikohet të ketë vërshime fluriale. Kjo stuhi është në kalim dhe sipër, brenda disa orëve do të kalojë, nuk do të ketë pasojë në vërshime”, ka thënë Kastrati për Klankosova.tv.
Në Gjilan dhe në Drenas disa pjesë të vogla janë goditur nga vërshimet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.