×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga këto komuna vijnë tri viktimat e fundit nga Coronavirusi në Kosovë

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 12:40

    Edhe tri viktima të reja nga koronavirusi janë shënuar në Kosovë. Dy nga ta vijnë nga komuna e Prizrenit dhe një nga Rahoveci.


    Kjo është bërë e ditur sot me anë të një njoftimi për media nga QKUK.

    Në njoftim bëhet e ditur se pacientja H.B, 62 vjeç nga Prizreni ka ndërruar jetë dje në Klinikën Infektive.

    Po ashtu pacienti, A.M, 59 vjeç nga Rahoveci ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit.

    Të dy të lartpërmendurit, përveç COVID-19 kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

    Ndërkaq, sot në orën 10:30 ka ndërruar jetë 61 vjeçari nga Prizreni, H.K, në Klinikën Intensive të Qendrës së Mjekësisë Sportive, i cili ishte transferuar nga Klinika e Pulmologjisë.

    Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 44 viktima nga COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!