×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga kjo ditë fillon rënia e temperaturave, pritet edhe shi

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 7:01

    Kosova e fillon javën me mot të nxehtë, por nga dita e martë priten riga shiu, kurse të mërkurën rënie temperaturash dhe riga shiu.


    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës së ardhshme.

    “Nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë. Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme”, njofton Instituti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!