×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga kompania e autobusit të aksidentuar në Austri mohojnë se ka pasagjerë të lënduar rëndë

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 10:38

    20 persona raportohet se janë lënduar pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë.

    Tre nga  janë lënduar rëndë, raportuan sot mediat austriake, transmeton Reporteri.net.

    Por nga kompania e autobusit që u aksidentua në Austri kanë mohuar këto raportime.

    Nga kjo kompani për mediat kosovare kanë thënë se nuk ka persona të lënduar rëndë siç po raportohet në mediet në Austri.

    Sipas kompanisë në autobus kanë qenë 3 shoferë të “Armend Tours”.

    Sipas mediave austriake autobusi është përplasur me një paramake mbrojtëse.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 03:30 mes nyjeve Salzburg-Nord dhe Wallersee në drejtim të Vjenës.

    Nga Policia austriake kanë folur për dyshimet e para që kanë çuar deri te aksidenti.

    Sipas zëdhënësit të Policisë, Hans Wolfgruber, dyshimet janë se ose shoferin e ka zënë gjumi ose ndonjë defekt teknik e ka shkaktuar aksidentin.

    Mediat në Austri raportojnë se personat që ndodheshin në autobus janë turistë nga Kosova.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!