Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është duke e ndjekur seancën e Kuvendit, ku pritet të votohet qeveria që do të drejtohet nga Avdullah Hoti.
Këtë po e bënë, nga banesa e djalit të tij në Breg të Diellit.
Mustafa nuk ka pranuar që ta përcjellë bashkërisht me ekipin e televizionit Klan Kosova seancën e sotme dhe të gjitha zhvillimet e ditës.
Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma, do të drejtohet nga Avdullah Hoti, i afërt me kryetarin Mustafa, pasi për një kohë kishte qenë ndihmës i tij, si në Universitetin e Prishtinës, më pas në Komunë të Prishtinës, e edhe në qeverinë e Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.